Deputeti i LDK-së, Anton Quni, duke iu drejtuar disa herë Ramush Haradinajt në postin që e mban si kryeministër, ka përkujtuar që marrëveshja që e kap prezantuar Isa Mustafa para tre vjetësh ishte marrëveshja që “ju e kishit kundërshtuar fuqimisht”.
Quni ia ka përkujtuar Haradinajt se vetë ka shkuar disa herë në pikat kufitare që ishin kundërshtuar nga ai dhe partia e tij. Në vazhdim ai i ka kërkuar Haradinajt dhe gjithë deputetëve që në ditën kur pritet të votohet demarkacioni, të pranishëm në sallë të jenë edhe banorët e anëve toka e të cilëve po mendohet të jetë mbetur nën territorin e Malit të Zi.
“Nëse nuk e keni bekimin e tyre për ratifikim, nëse ata nuk marrin pjesë në votimin tonë për këtë marrëveshje, ne do ta kemi ndërgjegjen e vrarë gjatë tërë jetës sonë”, ka thënë Quni.
-
Mustafa pyet ku është kufiri me Malin e Zi, kritikon ata që e votuan përfshirë deputetë të partisë së vet
-
Hoti: LDK e voton demarkacionin, obligim i qeverisë t’i sigurojë votat
-
Të gjitha zhvillimet e sotme rreth demarkacionit me Malin e Zi
-
Kryeministri dhe zëvendëskryeministrit optimistë për votimin e Marrëveshjes kufitare
-
Veseli përvetëson meritat për arritjen e konsensusit Haradinaj-LDK, fton VV-në dhe serbët të votojnë pro demarkacionit