Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të gjitha zhvillimet e sotme rreth demarkacionit me Malin e Zi

Trup të përbashkët punues, i cili do të korrigjonte pikën kufitare me Malin e Zi, i ka kërkuar kryeministrit Ramush Haradinaj, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, përmes një letre të hapur, raporton KTV.

Kurti ka kërkuar nga Haradinaj të pranojë se kufiri është vendosur gabim dhe pastaj të ndërmerren hapa të nevojshëm si diskutimet parlamentare, kërkesa për Malin e Zi për rishqyrtim të marrëveshjes dhe plotësimi i disa pikave të tjera. Pos letrës për këtë çështje, Kurti foli edhe në një tryezë të organizuar nga kjo lëvizje me temën “Shënimi i kufirit me Malin e Zi – Korrektimi para ratifikimit”.

Ai i ka quajtur ndryshime pozitive gatishmërinë e Malit të Zi për të biseduar me Kosovën dhe gatishmërinë e presidentit Thaçi që ta pranojë gabimin. Anëtari i Komisionit të ri shtetëror, Zejnullah Gruda, thotë se faktet e reja që ata kanë sjellë nuk do të mund t’i rrëzojë kurrë askush. Gruda ka rrëfyer se si ishte tmerruar kur kishte parë nga afër se deri ku kishte zbritur kufiri.

 

Artikuj të ngjashëm