Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryeministri dhe zëvendëskryeministrit optimistë për votimin e Marrëveshjes kufitare

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar se nuk i kanë votat që duhen për ratifikim të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi por ka thënë se kjo marrëveshje do të kalohet në Kuvend shumë shpejt, raporton KTV.

Ka folur pas seancës së Kuvendit, ka takuar delegacionin e BE-së, ndërkaq pasdite ka mbledhur kabinetin qeveritar. Pas kësaj mbledhjeje, Hardinaj ka thënë se shumë shpejt Kuvendi do ta kalojë marrëveshjen, pa specifikuar nëse kanë arritur t’i sigurojnë 80 votat e kërkuara për marrëveshjen.

I bindur se do të ratifikohet marrëveshja e kufirit më Malin e Zi është shprehur edhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli. Pacolli deklaroi se koalicioni qeverisës i ka votat, por seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit u shty pikërisht për shkak të mungesës së tyre.

Duke parë mungesën e votave për ta ratifikuar këtë marrëveshje, Lidhja Demokratike e Kosovës u ka bërë thirrje deputetëve të Vetëvendosjes që ta votojnë atë.