Deputeti i Kuvendit të Kosovës, ushtaraku Anton Quni, ka garantuar se nuk mund të agresion nga ana serbe në Kosovë.
Në “Puls” të KTV-së, ka dhënë arsyetimin për këtë bindje.
“Për momentin, forcat ushtarake serbe janë në reformim e sipër duke zvogëluar numrin e ushtarëve. Përfundimisht kuadrat e ushtrisë serbe kanë probleme financiare dhe morale ka shumë zhgënjime tek kuadrat komanduese”, ka thënë Quni.
“Llogariteni kur vjen dita e premte i lirojnë ushtarët në shtëpi vetëm për të kursyer buxhetin. Nuk është më ai miti që ka ekzistuar për ushtrinë serbe”, ka thënë më tej Quni.
Artikuj të ngjashëm
-
Quni: Serbia me Rusinë mund ta përsërisin Banjskën për të krijuar disavantazhe politike
-
Quni: Serbisë do t’i kthehej bumerang çdo aventurë ushtarake në Kosovë
-
Quni: S’duhet përjashtuar kurrë ndërhyrjet e Serbisë në territorin e Kosovës
-
Quni: Sjellja e Serbisë natyrshëm nxit tensione
-
Quni: Kurti e ka armë të fortë dialogun, tërheqja do t’i bënte shërbim Beogradit