Franca, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës të “zmbrapsen menjëherë” nga veprimet në veri të vendit.
Të premten në mesditë, mes tensionesh, kryetarët e rinj të tri komunave në veri të Kosovës – Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok - kanë hyrë në objektet komunale, një ditë pas betimit. Është nevojitur ndërhyrja e Policisë për t’i larguar protestuesit dhe barrikadat para objekteve komunale, që t’u mundësohet kryetarëve të hyjnë në objektet komunale. Situata është tensionuar dhe Policia është përballur me shok-bomba e të shtëna armësh nga protestuesit. Në anën tjetër, Serbia ka ngritur në gatishmëri të lartë luftarake ushtrinë.
“Ne dënojmë vendimin e Kosovës që të detyrojnë hyrjen në objektet komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjes sonë për përmbajtje. U bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të zmbrapsen menjëherë dhe të depërshkallëzojnë e të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in”, thuhet në reagimin e QUINT-it.
QUINT-i ka dënuar sulmet ndaj EULEX-it në Zveçan.
Po ashtu, QUINT-i ka shprehur shqetësim nga vendimi i Serbisë që ta ngritë nivelin e gatishmërisë së Forcave të Armatosura në kufirin e Kosovës. “U bëjmë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale, duke shmangur retorikën nxitëse”, thuhet në reagim.
-
QUINT: Qeveria të mos marrë masa të reja për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri
-
Ndërkombëtarët kërkojnë që veprimet në veri të mos rrezikojnë shërbimet për qytetarët
-
BE: Veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, rrezik për përshkallëzim
-
BE: Qeveria po i shpërfill thirrjet tona për depërshkallëzim
-
SHBA-ja dhe BE-ja me kërkesa specifike për Kosovën e Serbinë