Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qorrolli mendon se Mustafa mund të bëjë rotacion pushteti me Thaçin në vjeshtë

Foto: Driton Paçarada / Koha

Analisti politik, Vigan Qorrolli, thotë se Isa Mustafa për tu rizgjedhur kryetar i LDK-së, i uli gjakrat duke iu ofruar poste të gjithë atyre që mund t’i kishte kundërkandidatë.

Ai thotë se, për të mbetur në pushtet, as nuk dashurohet as nuk urrehet, vetëm kalkulohet përmes mbijetimit, e zgjedhja e Mustafës kryetar, sipas tij e vërteton këtë teori.

Sipas Qorrollit, deri dje ai nuk e shpalli hapur kandidaturën, madje i ftoi në takim të gjithë anëtarët e kryesisë dhe bëri sikur i dëgjoi, ndërkaq sot nëpërmjet aklamacionit dhe pa kundërkandidat, u rizgjodh si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë më të vjetër politike në Kosovë.
“Sipas të gjitha analizave, ai i uli gjakrat, duke u ofruar poste të gjithë atyre që mund t'i kishte kundërkandidat.

Ai thotë se për arsye objektive, Mustafa, nuk pritet të jetë kandidat për KM në zgjedhjet vjeshtore, por që sipas tij, ai synon më shumë se kaq.

“Si një utilitar i regjur, Mustafa, sot e bleu kryetarllëkun pa demokraci, duke e shpërndarë hisen politike në tri nivele: kandidat për KM, kandidat për kryetar kuvendi dhe/ose kandidat për “mayor” të Prishtinës”, thotë ai.

Edhe Mustafa: Me mua kryetar, LDK-ja s’do të korrigjonte votat në zgjedhjet lokale Arbëri Mustafa: Me mua kryetar, LDK-ja s’do të korrigjonte votat në zgjedhjet lokale

Sipas Qorrollit, Isa Mustafa, mund të jetë në vjeshtë kandidat serioz për President të Republikës, në trampën e tij makiaveliste me Hashim Thaçin, për rotacion pushteti.

“Të dy këta janë në "love & hate affair" por, që të dy – as nuk e dashurojnë askënd dhe as nuk e urrejnë askënd. Për lakmi pushteti, ia kalojnë edhe etërve të komunizmit”, ka shkruar ai.