Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qorrolli: Dokumentet përgatitore për draftim të Kushtetutës s’janë burim relevant juridik

Vigan Qorrolli, ligjërues në Fakultetin Juridik, ka thënë se dokumentet  përgatitore për draftim të Kushtetutës së Kosovës nuk janë burim relevant juridik për rastin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.

Sipas tij, vlerë kanë vetëm dokumentet e përfunduara. Ai ka shtruar pyetjen se përse nuk ishin përdorur këto dokumente më 2014 në rastin “VLAN”.

“Dokumentet janë legale që kuptojnë se komisioni kushtetues në vitin 2007 dhe 2008 ka bërë punë kolosale për hartimin e Kushtetutës. Meqenëse disa kapituj janë bartur nga propozimi i Ahtisaarit, disa kapituj komisioni vendor ka pas kompetencë të ndërhyjë e t’i rrisë kompetencat apo t’i zvogëlojë. Mungesa e tyre më 2014 tregon që institucioni që ka nxjerr Kushtetutën, Kuvendi, nuk i ka poseduar. Kjo u bë publike edhe më 2014 që në shkresat juridike Kuvendi nuk i ka pasur. Ato nuk janë burim relevant juridik. Nuk janë”, ka thënë Qorrolli në Express Intervistën në KTV.

Sipas tij, ato mund të vlejnë vetëm për botime akademike, por jo edhe për Gjykatën Kushtetuese.

Qorrolli ka thënë se Gjykata Kushtetuese “nuk ka problem me ndikime politike, por me vulnerabilitetin e saj profesional, sepse disa gjyqtarë aty janë dërguar drejtpërdrejtë nga politika”.

Edhe Qorrolli: Secili kandidat i LVV-së e mund pa balotazh Osmanin Arbëri Qorrolli: Secili kandidat i LVV-së e mund pa balotazh Osmanin

“Ata janë vulnerabil ndaj ndikimeve politike të cilat parti i kanë dërguar apo i kanë bërë anëtarë. Në këtë situatë, ata do të duhej të arsyetojnë që të ndryshohet precedenti i 2014-s që përcakton qartë si ndërtohet qeveria. Tash kemi situatë të ngjashme me akterë të ndryshëm dhe në këtë situatë duhet të arsyetojnë fuqishëm ndërrimin e precedentit e më pas mund të flasim për çështje profesionale”, ka shtuar Qorrolli.