Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

QKSS me udhëzues për raportimin e ekstremizmit

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ka publikuar udhëzuesin “Ekstremizmi i dhunshëm dhe mediat”, i cili mund t’iu shërbejë mediave dhe gazetarëve për të kuptuar me shumë rreth termeve që organizatat terroriste përdorin për të shpërndarë propagandë përmes komunikimit.

Ky udhëzues ka dalë pas projektit: “Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit nëpërmjet komunikimit”, i cili është mbështetur nga ambasada Amerikane në Prishtinë.

Udhëzuesi, trajton afërsisht 50 terminologji kryesore, pas monitorimit të aktiviteteve të organizatave terroriste, diskursit të tyre se si kanë e dhënë mesazhin, se si kanë tentuar të komunikojnë me masën e gjerë.

Po ashtu, ku udhëzuesi trajton edhe kornizën ligjore që ka Kosova për luftimin e ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit, trasnmeton kp.

Skënder Perteshi, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, i cili është edhe autor i udhëzuesit, tha se kjo ka qenë nevojë e mediave se si të raportojnë për rastet e ekstremizmit të dhunshëm.

Sipas tij, grupet terroriste kanë përdorur mediat dhe rrjetet sociale për të ndikuar të qytetarët

Ndërsa, shefi i sektorit për diplomaci dhe marrëdhënie me publikun në ambasadën amerikane në Prishtinë, Richard Mei, ka theksuar se mediat dhe shoqëria civile kanë nevojë për njëra- tjetrën që ta luftojnë, pse jo edhe ta parandalojnë ekstremizmin e dhunshëm.

Përfaqësues të institucioneve të vendit theksuan se janë marrë seriozisht me këtë dukuri tepër të keqe, ani pse puna ende nuk ka përfunduar.

Koordinatori nacional për luftimin e ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit, pranë zyrës së kryeministrit, Lulzim Fushtica, tha se ata tanimë janë duke zbatuar strategjinë për luftimin e ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit, të miratuar në vitin 2015.

Anëtari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Rexhep Selimi, theksoi se Kuvendi është përpjekur ta luaj rolin e tij në luftën kundër radikalizmit dhe terrorizmit.

Sipas këtij udhëzuesi, nga viti 2012 deri më tani, rreth 403 qytetarë të Kosovës kanë udhëtuar në vatrat e luftës në Siri dhe Irak. Ndërsa, prej tyre 75 raportohet se kanë humbur jetën në këto vende.

Deri me tani, nga Iraku dhe Siria janë kthyer 130 qytetarë, ndërsa, sipas këtij udhëzuesi besohet se në vatrat e luftës janë ende afërisht 140 deri 150 qytetarë të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm