Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar raportin “Indeksi Kosovar i Reziliencës – Ekstremizmi i Dhunshëm në Kosovë: Çfarë mund të mësojmë nga rezilienca në komunitet?”.
Skënder Perteshi, autor i raportit, tregoi shkaktarët që kanë ndikuar në përhapjen e radikalizmit.
“Deri tash ne kemi hartuar hulumtime qe janë ndërlidhur me faktorë e shkaktarë për përhapje të radikalizmit. Por ky raport tenton ta matë nivelin e reziliencës kosovare ndaj dhunës ekstremizmit dhe radikalizmit”, tha ai, raporton KOHA.
Rezilienca - qëndrueshmëria apo aftësia e ripërtëritjes së individit apo komunitetit ndaj të këqijave apo tronditjeve që mund të ketë pasur.
Tha se me ekstremizmin problemet më të mëdha Kosova i ka pasur që nga viti 2012 dhe vazhdon t’i ketë edhe tash por në nivele më të ulëta.
“Tani përveç rehabilitimit dhe integrimit, prioritet duhet të jetë përgatitja e komunitetit për qëndrueshmëri ndaj këtyre dukurive. Nëse kemi një komunitet rezilient ndaj dhunës, ekstremizmit e radikalizmit atëherë mundësia që dhuna të përhapet brenda këtij komuniteti është më e vogël. Ka shumë shkaktarë qe kanë ndikuar në përhapjen e radikalizmit por ka edhe shumë faktorë që mund të ndikojnë në forcimin e qëndrueshmërisë ndaj këtyre formave të dhunës. Shkaktarë që kanë ndikuar në përhapje: ndjenja e përkatësisë, riislamizimi, vakumi identitar, prejardhja familjare dhe lidhjet familjare me personat e radikalizuar. Ndërsa indikatorët që do të mund të forconin rezistencën ndaj këtyre formave të dhunës janë, identiteti apo kohezioni shoqëror, bashkëjetesa fetare si dhe besimi në institucionet e shtetit”, tha ai.
-
QKSS: Qytetarët vazhdojnë ta shohin ekstremizmin e dhunshëm si kërcënim për sigurinë
-
Ne duhet ta ndryshojmë këndvështrimin tonë për temën e radikalizmit
-
Radikalizmi nuk konsiderohet si kërcënim i madh i sigurisë në Kosovë nga akterët lokalë
-
Peci: Serbia synon rrënimin e imazhit të Kosovës dhe përçarjen e shqiptarëve
-
Raporti i AI-së për Kosovën: Dhuna me bazë gjinore, sulmet ndaj gazetarëve, ndër ngecjet kryesore