Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qindra kilometra rrugë të asfaltuara pa trotuare

Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugëve pa trotuare është një dukuri e përcjellë nga njëra qeveri lokale në tjetrën në Komunën e Pejës, të cilat nuk i kanë kushtuar fort kujdes sigurisë së këmbësorëve në projektet rrugore. Në qindra kilometra të shtruara me asfalt në pjesët rurale, rrallë sheh ndonjë trotuar të ndërtuar.

Sikur pushtetet e kaluara edhe ky i tashmi është përkujdesur më tepër për makina të mos bien në gropa sesa për këmbësorë, që u duhet të bëjnë të njëjtën rrugë me makina. Mungesën e trotuareve në projektet e rrugëve i konfirmojnë edhe të dhënat për rrugët dhe trotuaret e ndërtuara për tre vet e gjysmë të mandatit të Qeverisë lokale në Pejës, si edhe fotografitë e shumta që publikohet nga Komuna në faqet e saj zyrtare, më të cilat promovohen projektet rrugore, pa trotuare...(Më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.