Në Qeverinë e Kosovës u mor vendim që nga 16 marsi të pezullohen të gjitha linjat ajrore.
“Nga 16 marsi pezullohen të gjitha linjat ajrore, përveç atyre ushtarake dhe atyre me ndihmë”, tha kryeministri Albin Kurti.
Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, tha se u mor vendim të mbyllen të gjitha kafeteritë dhe tregjet e kafshëve dhe automjeteve.
“Punëtorët në shumicë duhet të punojnë nga shtëpia. Ndalohet transporti ndërurban dhe ndërkombëtar”, tha Kurti, raporton KOHA.
Gjithashtu, u tha se mbyllen edhe Qendrat Tregtare dhe do të pezullohet aktivitetet sportive dhe kulturore.
Por në vendimin për qendrat tregtare nuk përfshihen farmacitë dhe marketet ushqimore.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova ndalon hyrjen e të gjitha mallrave nga Serbia
-
Vendosen masat e reja anti-COVID
-
Ndalohet puna e gastronomisë, kufizohet lëvizja nga ora 22:00
-
Qeveria vazhdon disa masa në afat të pacaktuar, ajo e ndalimit të qarkullimit përfundon më 12 prill
-
10 masat shtesë të Qeverisë, pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus