Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria u kërkon komunave t’u japin përparësi në punësim veteranëve të UCK-së

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, po ndërmerr veprime konkrete për zbatimin e ligjit që rregullon statusin e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes një shkrese i drejtohen kryetarëve të komunave të Kosovës, lidhur me obligimet dhe përgjegjësitë e komunave në implementimin e ligjit nr. 04/L-261 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo shkrese është vetëm një nga veprimet drejt përmirësimit të mirëqenies se gjitha kategorive të dala nga lufta, kurse gjatë vitit do të përmirësojmë edhe më tutje këtë adresim duke krijuar një trupë të vetme, që trajton tërë këto kategori.

Image