Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria paralajmëron rregullore për statusin e zjarrfikësve

Qeveria e Kosovës ka njoftuar të ketë ndjekur me vëmendje protestën e zjarrfikësve të Kosovës dhe ka angazhuar përfaqësuesit e saj për ta zgjidhur problemin e tyre.

Në një njoftim, Qeveria ka thënë se ka ndërmarrë një nismë për zgjidhjen e padefinuar të statusit të zjarrfikësve që kanë protestuar për ngritjen e pagave.

“Është ndërmarrë nisma për zgjidhjen e padefinuar të statusit të tyre, përmes krijimit të koncept dokumentit, që më vonë do të bëhet edhe rregullore e punës dhe i cili do të përcaktojë qartë statusin e zjarrfikëseve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

“Kjo rregullore do të përfshijë edhe shumicën e kërkesave që zjarrfikësit kanë, përmes komisionit i cili po punon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në njoftim.

Qeveria ka njoftuar se një pjesë e kërkesave të tyre kanë të bëjnë me Komunat, nga të cilat menaxhohen dhe konfuziteti se kujt i takojnë në menaxhim dhe në paga, do të sqarohet, përmes ligjit.

“Definimi i statusit të zjarrfikësve do të jetë zgjidhja e vetme dhe afatgjate për ta dhe këtë rrugë është duke e ndjekur Qeveria e Kosovës dhe për këtë janë njoftuar edhe drejtuesit e zjarrfikësve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm