Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me kryetaren e Kryqit të Kuq në Kosovë, Feride Hyseni.
Ai ka thënë se Qeveria do të qëndrojë afër njerëzve dhe organizatave humanitare, transmeton Koha.net.
“Nga Feride Hyseni, kryetare e Kryqit të Kuq të Kosovës, u njoftova me aktivitetet që i zhvillon kjo organizatë humanitare në tërë vendin dhe shqyrtuam mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. Qeveria e vendit do t’u qëndrojë afër njerëzve dhe organizatave të vullnetit të mirë në çdo kohë, duke i dhënë mbështetje veprimtarisë humanitare në rrafshin vendor dhe ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti takohet me presidentin e Kryqit të Kuq, flasin për personat e zhdukur në Kosovë
-
Haradinaj: Kosova e gatshme t’i ndihmojë Turqisë edhe me njësitet operacionale të FSK-së
-
Haradinaj takon përfaqësuesin e Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së
-
Haradinaj nga Durrësi: Kosova s’do të kursehet, do t’ju qëndrojmë afër
-
Haradinaj bën thirrje: Ushqimet dhe materialet tjera për ndihmë të dërgohen në Kazermën e FSK-së