Qeveria nuk po arrin ta zbatojë Ligjin për “Trepçën”, të miratuar në tetor të 2016-s.
Në konkursin për anëtarë të Bordit Mbikëqyrës të kësaj ndërmarrjeje të hapur para tre muajve, sipas zyrtarëve qeveritarë, nga 100 aplikantë asnjë prej tyre nuk i përket komunitetit serb, shkruan sot Koha Ditore.
E me Ligjin për “Trepçën” Qeveria synon që t’i përfshijë nën menaxhimin e një bordi dy pjesët e kësaj ndërmarrjeje, pra edhe atë që menaxhohet nga serbët në veri të vendit.
Formalisht “Trepça” si e tërë ndodhet në menaxhim të AKP-së, ani se përmes ligjit, tri asetet thelbësore të kësaj ndërmarrjeje kanë marrë statusin e shoqërisë aksionare. Ligji e bën Qeverinë aksionaren kryesore të Minierave me Flotacion Trepça - Stantërg, Minierave me Flotacion Kishnicë dhe Artanë si dhe Minierave me Flotacion Kopaonik - Leposaviq. Ekzekutivi i mban 80 për qind të këtyre aksioneve, kurse pjesa tjetër u takon punëtorëve. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Institucionet vazhdojnë të degradojnë kombinatin “Trepça”
-
Qeverisë i kërkohet që t’i integrojë edhe mbi 20 njësi të “Trepçës”, të papërfshira në ligj
-
“Viti i Trepçës” që nuk solli rimëkëmbjen e kombinatit
-
Serbët mbajnë të bllokuar funksionalizimin e “Trepçës”
-
Statusi i “Trepçës” i pandryshuar, një vit pas miratimit të ligjit