Serbët kanë bllokuar sërish “Trepçën”.
Ky komunitet, që ka kundërshtuar nga fillimi ndryshimin e statusit të kësaj ndërmarrjeje, po refuzon të dërgojë emrat për anëtarë të bordit të saj, raporton KTV.
Në konkursin e hapur në dhjetor të vitit të kaluar, nga ky komunitet duhet të shkojnë 3 persona, por nuk kishte konkurruar asnjë.
Për të zgjidhur këtë ngërç, qeveria po tenton që bordin ta mbushë me sindikalistë nga i njëjti komunitet.
Me Ligjin e ri, kombinati metalurgjik është shndërruar në shoqëri aksionare në pronësi 80 për qind të qeverisë dhe 20 për qind të punëtorëve.
Edhe
“Viti i Trepçës” që nuk solli rimëkëmbjen e kombinatit
Në mungesë të bordit, Trepça nuk ka as drejtor dhe ende nuk është regjistruar si ndërmarrje publike me status të veçantë, siç e parasheh ligji.
Ky është vetëm njëri nga shumë borde që vazhdon të mos jetë i kompletuar.
Numri i tyre arrin në 18.
Por propozimi i anëtarëve nga qeveria, sipas Institutit për Politika Zhvillimore, nuk i bën ato të pavarura.
Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës thotë se kjo bllokadë do të ketë pasoja si në gjendjen e ndërmarrjeve e agjencive, ashtu edhe në ekonomi.
Edhe
Në Bordin e “Trepçës” do të emërohen vetëm gjashtë anëtarë
Në mungesë bordi, Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk do të mund të bëjë shqyrtimin tarifor që, sipas ligjit, duhet ta përfundojë deri në fund të këtij muaji, e me gjasë as gjetjen e një zgjidhjeje për pagesën e energjisë së shpenzuar në veri.
ZRRE-ja ka paralajmëruar se mos shqyrtimi i tarifave do të ndikojë drejtpërdrejt në stabilitetin financiar të operatorëve dhe furnizimin me energji elektrike në vend.