Qytetarët të cilët deri më tani kanë hasur në probleme në lidhje me njohjen e patentë shoferëve nga shtete të ndryshme, tani e tutje mund të ndihen më të relaksuar.
Kjo pasi në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar me tri vendime të veçanta nismat për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare me Malin e Zi, Zvicrën dhe Francën, për njohje reciproke të patentë shoferëve, raporton Koha.net.
Vendi deri më tani ka arritur marrëveshje me shtete të ndryshme për njohje reciproke të patentë shoferëve, e ndër të fundit është edhe shteti fqinj, Maqedonia Veriore.
Gjermania është në mesin e shteteve që ende nuk ka marrëveshje me Kosovën për njohje reciproke të lejeve të vozitjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova e Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen për njohje reciproke të patentë shoferëve
-
Miratohet nisma për marrëveshjet e Kosovës me Kanadanë e Turqinë për njohje të patentë shoferëve
-
Veliu optimist që së shpejti do të ketë marrëveshje për njohje të patentë-shoferëve nga Gjermania
-
Njohja e patentë-shoferëve të Kosovës dërgohet në Kuvendin e Maqedonisë
-
Pas Shqipërisë e Maqedonisë, Kosova do që patentë-shoferët t’i njihen edhe në Gjermani, Francë e Zvicër