Arbëri

Qeveria: S’ka të dhëna se në rrugë zyrtare kanë hyrë vaksinat anti-COVID nga Serbia

Tek një ditë pas raportimit se Serbia ka dhënë vaksina anti-COVID në veri të Kosovës, ka reaguar Qeveria e Kosovës. Sipas saj, të dhënat nuk tregojnë se në rrugë zyrtare kanë hyrë këso vaksina. Ka paralajmëruar masa se nëse kanë hyrë ilegalisht do të merren masa.

“Qeveria e Republikës së Kosovës njofton opinionin se në bazë të informatave nga Dogana dhe nga Policia Kufitare, nuk ka të dhëna se në rrugë zyrtare - legale, në territorin e Kosovës kanë hyrë vaksinat kundër Covid-19, për të cilat është thënë se u janë shpërndarë qytetarëve në veri të vendit. Nëse, këto vaksina kanë hyrë në Kosovës përmes rrugëve ilegale, atëherë institucionet e Kosovës do të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këtë aktivitet ilegal, kontrabandim me barëra”, thuhet në njoftim të Qeverisë.

Në reagimin e qeverisë theksohet se institucionet e Kosovës s’kanë pasur asnjë komunikim zyrtar me institucionet e Serbisë për këtë çështje.

produkt mjekësor që hyn në Republikën e Kosovës duhet t’i nënshtrohet rregullave të importit, qoftë ai donacion apo import i rregullt, duke pasur autorizim- marketing për produktin, të lëshuar nga AKPPM (Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale). Nëse një produkt nuk e respekton këtë procedure të rregullt, ai konsiderohet produkt ilegal. Ndërsa organet kompetente ndërmarrin veprimet e duhura ligjore”, thuhet në reagim.

Të premten, presidenti serb Aleksandar Vuçiq njoftoi se disa nga vaksinat e “Pfizerit” janë ndarë për serbët e Kosovës, ndërsa Ministria e Shëndetësisë e Kosovës nuk kishte reaguar fare për lajmin.