Qeveria e Kosovës ka bërë ndryshime dhe plotësime të Agjendës Legjislative për vitin 2021, duke shtyrë afatin për miratimin e Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Personat e Zhdukur deri më 31 korrik, nga 31 maji sa ishte më herët.
Në arsyetimin e saj, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se kjo shtyrje ka ardhur për shkak se “duhet të përfshihen të gjitha çështjet që kanë dalë nga koncept-dokumenti”.
Pos kësaj, lëvizje në afate kanë pësuar edhe disa projektligje, përfshirë atë për projektligjin për shërbimin e jashtë, për protokoll e për ndarje buxhetore.
Është tërhequr edhe projektligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje apo në baza gjinore. Për këtë ministrja Haxhiu ka thënë se po bëhet me qëllimin se në të po punon Komisioni për të drejtat e njeriut dhe tërheqja bëhet me qëllim që të mos punohet në dy anë në të njëjtën kohë.
-
Ndryshon agjenda legjislative, shtyhen disa projektligje e futen të tjera
-
Gara: Serbia po e politizon çështjen e personave të zhdukur
-
“Qeveria po mbështet shkeljet ndaj të drejtave të grave”, protestë për Ligjin për Punë
-
Haxhiu: Opozita po e pengon reformën nëpërmjet Kushtetueses
-
Qeveria demonstron dembelizëm në hartimin e ligjeve