Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndryshon agjenda legjislative, shtyhen disa projektligje e futen të tjera

Qeveria e Kosovës ka miratuar disa ndryshime në agjendën legjislative të saj për vitin 2021. Janë shtyrë dhjetëra projektligje ndërsa janë futur në agjendë disa të tjera.

Ministria e Drejtësisë ka propozuar shtyrjen e projektligjit për tokën ndërtimore, ndërsa ka futur në agjendë projektligjin për ndryshime në ligjin për procedurën përmbarimore.

Ministria e Financave ka hequr projektligjin për skema sociale duke thënë se do të bëhet reformë e thellë andaj duhet të shtyhet ligji.

Ministria e Ekonomisë ka shtyrë projektligjin për ndryshime në Ligjin për Ndërmarrjet Publike sepse “ka nevojë të rishihet edhe një herë”.

Ministria e Punëve të Brendshme ka futur tri ligje të reja, ndërsa ka shtyrë shtatë projektligje për një ose dy muaj.

Edhe Qeveria shtyn Projektligjin për të zhdukurit Arbëri Qeveria shtyn Projektligjin për të zhdukurit

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur për shtyrjen për dy muaj të agjendës legjislative të propozuar nga ajo për shkak të situatës me pandeminë.

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe Projekt-Kodin e Procedurës Penale. Sipas kryeministrit Albin Kurti, me këtë kod do të mundësohet që askush të mos i shmanget drejtësisë. Ndër tjerash parashihet edhe gjykimi në mungesë.

Është miratuar edhe projektligji për provimin e Jurisprudencës.

Mbështetje ka marrë edhe projektligji për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar.

Është miratuar edhe ndryshimi i ligjit për ndihmë juridike falas.

Edhe Qeveria procedon në Kuvend Projektligjin për ndryshimin e buxhetit Arbëri Qeveria procedon në Kuvend Projektligjin për ndryshimin e buxhetit

Ka marrë mbështetje edhe propozimi për ndryshime në Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë jashtë vendit.

Është miratuar edhe vendimi për formimin e Komisionit Shtetëror për pranim të pozitave të kategorive të larta drejtues. Do të ketë pesë anëtarë. Edi Gusia do të jetë kryesuese, ndërsa Ramiz Krasniqi, Arton Berisha, Bedri Xhafa e Safet Fazliu anëtarë.