Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e shpallë të hapur procesin e kualifikimit për Investitorë Strategjikë në Republikën e Kosovës.
Me dy të fundit të aprovuara nga katër sa ishin, pakoja e udhëzimeve administrative është kompletuar tashmë dhe kështu implementimi i Ligjit për Investime Strategjike zyrtarisht ka marr dritën e gjelbër.
“Kjo qeveri e kryeministrit Haradinaj ka premtuar investime dhe unë sot jam i gëzuar që kemi arrit të përmbyllim shpejt fazën përgatitore për të nisë një kapitull të ri për Republikën dhe shoqërinë tonë. Interesimi i Investitorëve të huaj po dhe ata nga Diaspora shqiptare është i dukshëm dhe ka nisë nga fillimi i mandatit dhe tani mund të përmend 4 kompani serioze që presin të listohen si investitorët e parë strategjik në Republikë”, ka thënë me këtë rast, zv.kryeministri dhe njëherësh ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi.
Qeveria e Republikës së Kosovës muajve të fundit ka ndërmarrë një sërë masash lehtësuese si heqja e taksës për makineritë dhe mjetet përfshirë eliminimin e burokracisë administrative për Investitorët Strategjikë.
-
Gashi thotë se askush nuk mund t’i pengojë investitorët seriozë në Kosovë
-
Lansohet “Dritarja për Investime të Diasporës”
-
Kosova dhe SHBA-ja nënshkruajnë marrëveshje për nxitje të investimeve
-
Për tre vjet vetëm një kompani fitoi statusin e investitorit strategjik
-
Dardan Gashi ia dorëzon Departamentin e Investimeve Strategjike ministres Rozeta Hajdari