Qeveria e Kosovës dhe ajo e SHBA-së kanë nënshkruar marrëveshje për nxitje të investimeve. Kështu ka bërë të ditur ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se marrëdhënia kryesore strategjike e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës thellohet edhe më tej sot me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, për të cilën thotë ta kenë propozuar e miratuar në mbledhjen e Qeverisë më 7 tetor 2020. K
“Kjo marrëveshje që u nënshkrua sot nga Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e SHBA-ve, afirmon dëshirën e përbashkët për nxitjen e aktiviteteve shumë të nevojshme ekonomike amerikane në Republikën e Kosovës që promovojnë zhvillimin e burimeve dhe kapaciteteve ekonomike të Republikës së Kosovës, rrisin punësimin, prosperitin e mirëqenien për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, kjo marrëveshje mundëson konkretizimin e zotimeve për projekte ekonomike të Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të ndërmarra në Marrëveshjen e datës 4 Shtator 2020 në Washington D.C.
“Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës si djep i lirisë dhe prosperitetit, që Kosovës i qëndroi pranë gjithmonë. Zoti e bekoftë Kosovën ?? dhe miqtë e saj të vërtetë”, ka shkruar tutje ajo.
-
Deklaratë e përbashkët e Kosovës dhe SHBA-së (dokument)
-
Qeveria miraton nismën për avancim raportesh me SHBA-në në fushën e mbrojtjes
-
SHBA-ja dhe Serbia me marrëveshje për bashkëpunim në fushën e energjisë
-
Osmani: Sa herë që punojmë bashkë me SHBA-në, qytetarët e shteti përfitojnë
-
Hovenieri kujton investimet miliardëshe të SHBA-së në Kosovë që nga viti 1999