Qeveria e Kosovës të premten ka votuar për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të ndërmarrjes që merret me menaxhimin e hekurudhave, “Infrakos”.
Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ka thënë se bordi duhet të shkarkohet, pasi që ka dështuar të ndërmarrë masa ndaj shefit të ndërmarrjes, të akuzuar për keqpërdorim.
“Njësia për Politika dhe Monitorim të ndërmarrjeve publike ka rekomanduar që qeveria ta shkarkojë Bordin e Drejtorëve të NDërmarrjes Publike “Infrakos” për shkelje të detyrave fiduciare”, ka thënë Hajdari.
“Bordi ka shkelur detyrat fiduciare sepse ka dështuar të ndërmarrë masa ndaj drejtorit të ndërmarrjes, i akuzuar për keqmenaxhim të pozitës”, ka shtuar ajo.
-
Qeveria shkarkon kryesuesin e Bordit të “Trainkosit”, emëron Bord të përkohshëm
-
Shkarkohet kryeshefi i Infrakosit
-
Shkarkohet kryeshefi i Infrakosit, Agron Thaqi
-
Shkarkimi i Bordit të Infrakosit, në rend dite të mbledhjes së Qeverisë
-
Bordi i Telekomit u shkarkua nën dyshimet për përfshirje në afera korruptive