Bordi i përkohshëm i drejtorëve të ndërmarrjes publike qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos”, ka shkarkuar sot kryeshefin ekzekutiv Agron Thaqi, kanë bërë të ditur burime të KOHËS.
Thaqi më herët ishte suspenduar po nga ky bord.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, në fund të shkurtit kur kishte propozuar shkarkimin e Bordit të vjetër, kishte akuzuar Thaqin për veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës“.
“Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj kryeshefit ekzekutiv Agron Thaqit për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, prandaj ne kërkojmë shkarkimin e Bordit. Ligji i punës e lejon pezullimin kur fillojnë procedurat penale ndaj tij”, kishte thënë Hajdari.
Me ardhjen e Bordit të përkohshëm, Thaçi ishte suspenduar, e sot kur janë shkarkuar edhe drejtues tjerë të ndërmarrjeve publike, është përfshirë edhe ai i Infrakosit.