Partia Demokratike e Serbisë – DSS-, ka kritikuar deklaratën e kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq se ”gjëja më kryesore në Marrëveshjen e Brukselit është pozita e minoritetit serb në Kosovë, sepse kështu del se serbët në Kosovë janë diasporë”, transmeton Koha.net.
Kjo deklaratë, siç pohohet në DSS, vë në pyetje kuptimin dialogut për çështjen e Kosovës që e ka paralajmëruar Aleksandar Vuçiq.
Sepse, siç përcjell b92, raporti i Qeverisë së Serbisë ndaj serbëve në Kosovë si ndaj serbëve në botë, tregon se Qeveria Kosovën e trajton shtet të pavarur.