Mëngjesi i sotëm ka gjetur objektin e Qeverisë së Kosovës të rrethuar me flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s, dhe përmbi to, është vendosur fotografia e Agon Musliut, i cili kishte vdekur në Qendrën Studentore ku po mbahej në karantinë.
KOHA ka arritur ta siguroj një fotografi ku shihen flamujt, derisa nuk dihen autorët e as arsyeja e vendosjes së tyre.
Ky veprim vjen në ditën kur në tri sheshet e kryeqytetit do të realizohet një tubim, si “provë” për protestë, e thirrur nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje me 3500 deri në 5000 mijë persona.
Ndërkaq, një prej arsyeve të inicimit të mocionit të mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka qenë edhe “raportet me SHBA-në”. Ndërkohë që kryeministri në detyrë Albin Kurti, disa herë është akuzuar nga opozita për qëndrimet e tij anti-amerikane, derisa ai ishte shprehur se nuk shqetësohet për këtë fakt, sepse vlerësonte se “SHBA-ja është aleat i pazëvendësueshëm”.
-
Vendosen flamuj të SHBA-së në oborrin e Qeverisë
-
Covid-19, Kosova solidarizohet me Evropën, flamuri i BE-së vendoset në ndërtesën e qeverisë
-
Kurti: Aleanca me SHBA-në e pazëvendësueshme, Kosova gjithmonë mirënjohëse
-
Billborda kundër Kosovës e Kurtit në New York nga diaspora serbe
-
Kosova e kujton sulmin terrorist të 11 shtatorit në SHBA si ditën kur bota u nda në dysh