Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria propozon dy emra për një anëtar bordi të OSHP-së

Qeveria e Kosovës ka propozuar dy emra për një anëtar bordi të Organit Shqyrtues të Prokurorimit.

Në mbledhjen e ekzekutivit të mërkurën, Xhevdet Ahmetaj dhe Isa Hasanaj janë dy emrat që i janë propozuar Kuvendit të Kosovës. Njëri prej tyre do të zgjidhet anëtar i Bordit të OSHP-së.

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar se Qeveria do të ketë vëmendjen në integritetin e bordeve të institucioneve publike.

Gjatë mbledhjes, janë aprovuar edhe disa pika të tjera.

{gallery}