Ekzekutivi i vendit ka pezulluar për një afat njëvjeçar privatizimin e tokave shoqërore, të cilat janë në menaxhim të AKP-së.
Gjatë kësaj periudhe do të verifikohen nevojat që kanë institucionet shtetërore dhe Qeveria për prona me qëllim të nxitjes së zhvillimit ekonomik dhe investimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKohavision kishte raportuar për synimin e ri të AKP-së që të shiste toka më të mëdha se 5 hektarë duke i bërë kështu konkurrencë ligjit për investimet strategjike.
Në mbledhje, kryeministri ka kërkuar nga të gjitha institucionet të veprojnë shpejt dhe drejtë në trajtimin e shpronësimeve të pronave për nevojën e mihjes së thëngjillit, ku ka tendenca të aktiviteteve për ndërtim të objekteve te reja.
Qeveria në mbledhjen e sotme, ka miratuar dokumentin “Prioritetet kyçe të Agjendës Evropiane për vitin 2018”. Po ashtu ka marrë vendim për ndarjen e 219 mijë eurove për shpenzimet e familjeve në rastin “Kumanova”.
Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, tha se nga kjo shumë do të ndahen për secilën familje nga 10 mijë euro.
Haradinaj ka thënë se kanë marrë listën e familjeve. Ekzekutivi ka marrë vendim që të ndajë edhe 300 mijë euro për delegatët e legjislaturës së vitit 1990.