Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar llogaritë qeveritare të Kosovës në bazë tremujore.
Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për tre mujorin e tretë 2018 ishte 635.9 milionë euro.
Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 62% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.
Në TM3 2018, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 474.5 milionë euro.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (31%), kontributet sociale dhe përfitimet (25%), formimi i kapitalit bruto (22%), dhe konsumi i ndërmjetëm (9%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.
-
ASK: Qeveria për tre muaj shpenzoi 505.9 milionë euro
-
ASK: Rriten të hyrat e qeverisë, rriten edhe shpenzimet
-
Gjatë tre mujorit të dytë, Qeveria shpenzoi mbi 534 milionë euro
-
Shuma e përgjithshme e shpenzimeve të Qeverisë së Kosovës është mbi 500 milionë euro
-
ASK: Qeveria për tre muaj shpenzoi mbi 400 milionë euro