Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar llogaritë pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda tremujorit të parë të këtij viti ku thuhet se shuma e të hyrave ishte 464.8 milionë euro, ndërsa shpenzoi 401.0 milionë euro.
Sipas, ASK-së, shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM1 2019 ishte 464.8 milionë euro, ku pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 62% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave, transmeton KP.
“Në TM1 2019, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 401.0 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve me pjesëmarrje (37%); kontributet sociale dhe përfitimet (30%); konsumi i ndërmjetëm me pjesëmarrje prej 11%; formimi i kapitalit bruto (10%); ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve”, thuhet në komunikatën e ASK-së.
-
ASK: Qeveria ka shpenzuar mbi 400 milionë euro për tre muaj
-
ASK: Qeveria për tre muaj shpenzoi 505.9 milionë euro
-
ASK: Rriten të hyrat e qeverisë, rriten edhe shpenzimet
-
Gjatë tre mujorit të dytë, Qeveria shpenzoi mbi 534 milionë euro
-
Shuma e përgjithshme e shpenzimeve të Qeverisë së Kosovës është mbi 500 milionë euro