Agjencia e Statistikave të Kosovës publikoi llogaritë qeveritare të Kosovës në bazë tremujore, ku thuhet se në tre mujorin e dytë të hyrat ishin 660.0 milionë euro, ndërsa të hyrat në kohën e njëjtë ishin 587.2 milionë euro.
Sipas ASK-së, ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe
“Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2021 ishin 660.0 milionë euro, ndërsa të hyrat në TM2 2020 ishin 587.2 milionë euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 59.9% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave. Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së përgjithshme në TM2 2021 ishin 505.9 milionë euro, ndërsa shpenzimet në TM2 2020 ishin 534.9 milionë euro”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve 32.1%; kontributet sociale dhe përfitimet 27.3%; konsumi i ndërmjetëm 15.4%; formimi i kapitalit bruto 11.0%; ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.
-
Qeveria rriti shpenzimet për afro 144 mln euro në fund të 2022-tës
-
ASK: Rriten të hyrat e qeverisë, rriten edhe shpenzimet
-
Gjatë tre mujorit të dytë, Qeveria shpenzoi mbi 534 milionë euro
-
Qeveria më 2022 shpenzoi 1.4 milionë euro më shumë se sa arkëtoi
-
ATK: Të hyrat tatimore arrijnë shifrën 623.6 milionë euro