Nesër do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, por në rend dite, nuk është votimi i projektligjit për dialogun Kosovë-Serbi.
Koha.net ka mësuar se ajo që mund të ndodhë nesër, e hënë, është të ndahet buxhet për Ekipin Negociator.
Portali gjithashtu ka siguruar dokumentin me rend dite, ku mbledhja e Qeverisë pritet të mbahet në orën 14:00.
Kujtojmë se me votat e Partisë Sociale-Demokrate, që është parti opozitare, të premten ka kaluar buxheti i vitit 2019, i parashikuar të jetë në vlerë prej 2.3 miliardë euro.
Një ndër pesë kushtet e PSD-së, në të cilën ajo dha votën e 12 deputetëve të vet për buxhetin e vitit 2019 ishte “Ligji për dialogun të miratohet në Qeveri dhe të dërgohet në Kuvend jo më larg se ditën e hënë, pra me datën 24.12.2018”.

-
Kuvendi pritet ta shqyrtojë projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2025
-
Qeveria mblidhet sot për projektligjin për buxhetin 2020
-
Sot në orën 10 seanca për Buxhetin dhe Pagat
-
Miratimi i Projektligjit për buxhetin i varur nga negociatat pushtet – opozitë
-
Qeveria negocion kushtet e PSD-së për buxhetin