Qeveria e Kosovës po shqyrton kërkesat e opozitës të parashtruara si kusht për votimin e Projektligjit për Buxhetin e vitit 2019.
Më 21 dhjetor të vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës kishte votuar në parim Projektligjin për Buxhetin.
Ndonëse koalicioni qeverisës nuk mori mbështetjen e dy partive me të mëdha opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, një mbështetje të kushtëzuar mori nga subjekti i tretë opozitar, Partia Socialdemokrate, çka ishte e mjaftueshme që të miratohej në leximin e parë.
Kjo e fundit ka paraqitur pesë kërkesa në mënyrë që deputetët e saj të votojnë edhe në lexim të dytë këtë projektligj.
Zyrtarë të Qeverisë, thonë se nga mesi i këtij muaji pritet që Projektligji për Buxhetin të prezantohet për lexim të dytë në Kuvend dhe miratim final.
Edhe
PSD-ja thotë se pa plotësimin e kushteve të tyre nuk e votojnë buxhetin
Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se shpreson që projektligji do t’i marrë votat e mjaftueshme, pasi sipas tij, janë në përfundim të shqyrtimit të kërkesave të Partisë Socialdemokrate të Kosovës. Ai tha se disa nga kërkesat e PSD-së, mund të plotësohen deri në leximin e dytë në Kuvend.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë
-
PSD-ja s’e voton buxhetin pa iu plotësuar kushtet, Qeveria synon ta miratojë në fund të muajit
-
Qeveria nuk e ka në rend dite votimin e projektligjit për dialogun, pritet të ndahet buxhet për Ekipin Negociator
-
Qeveria nesër pritet ta votojë projektligjin për dialogun
-
Buxheti kalon me votat me kusht të PSD-së, LDK kërkon të konfirmohet bashkëqeverisja e tyre