Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria nis zbatimin e masës për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka bërë të ditur të premten se ka nisur zbatimin e masës 1.6- Mbështetja e personave me aftësi të kufizuara në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Përmes kësaj mase, MFPT-ja do të ofrojë mundësinë që personat me aftësi të kufizuara të ndjekin trajnime për zhvillimin e mëtutjeshëm të shkathtësive të tyre. Sipas njoftimit, të trajnuar përfitojnë 170 euro në muaj, ndërkaq bizneset nga 100 euro në muaj për person. 

“Masa implementohet në bashkëpunim me OJQ-të, të cilat do të bëjnë përshtatjen e të të trajnuarve dhe biznesit ku zhvillohet trajnimi. Sipas masës 1.6, mbështetja financiare përgjatë kohës së trajnimeve, që përbënë një fazë 3 deri në 6 mujore, është si vijon: Të trajnuarit përfitojnë 170 euro në muaj, ndërsa bizneset përfitojnë nga 100 euro në muaj për person. Pas fazës trajnuese, biznesi dhe i trajnuari mund të lidhin marrëdhënie të rregullt pune, e cila po ashtu do të subvencionohet nga shteti, ku për punësim, mbështetja do të jetë 270 euro në muaj për punëtor, për 6 muajt pasues”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjitha OJQ-të që fushëveprimtari kanë mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara, se mund të aplikojnë për të qenë implementuese të masës, dhe se përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në kriteret e përcaktuara në Vendimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Nr. 19/2022, si dhe në thirrjen e hapur për bashkëpunim, sipas vegëzave në vijim: https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/01415B70