Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria në mbështetje të produkteve vendore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në takimin e organizuar me përfaqësues të bizneseve tregtare, ku është diskutuar për mbështetjen e produkteve vendore në tregun e brendshëm, njofton kumtesa nga Kryeministria.

Duke vlerësuar rolin e rëndësishëm të bizneseve tregtare në zhvillimin ekonomik të Kosovës deri më tani, kryeministri Mustafa, kërkoi që të ketë një prezencë edhe më të madhe të produkteve vendore në kompanitë dhe në qarkullimin e tyre tregtar, duke respektuar kriteret dhe kushtet e biznesit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Konsiderojmë se me këtë do t’ju ndihmonim ndërmarrjeve tona prodhuese, do ta nxisim procesin e prodhimit. Përmes saj, pastaj, mund të organizohemi, edhe sektori i tregtisë dhe sektori i prodhimit, që ne të jemi më mobil sa i përket shfrytëzimit të MSA-së për pjesëmarrje në tregun evropian, sepse në këtë treg nuk mund të dalim të ndarë prodhuesit veç dhe tregtarët veç, por është mirë që, aty ku mund të gjejmë të krijojmë një sinergji të përbashkët të tregtisë dhe prodhimit, atë ta bëjmë bashkërisht, sidomos në situata kur ne kemi kapacitete të limituara për prodhim, për të përballuar kërkesat me të cilat nganjëherë ballafaqohemi në tregun e Bashkimit Evropian”, tha kryeministri.

Si ndërmjetësues të rëndësishëm në këtë proces, Mustafa, tha se përmes tregtisë mund të avancohen edhe marrëdhëniet e prodhuesve të Kosovë me ata të tregut të BE-së.

Më tej, ai ka siguruar bizneset tregtare se Qeveria do të vazhdojë të konsultohet me ta për të gjitha politikat që do të ndërtohen në vend, edhe ato që nxisin prodhimin dhe ato që nxisin tregtinë, dhe do të ketë parasysh të gjitha kërkesat e tyre në mënyrë që të lehtësohet maksimalisht edhe kjo fushë e rëndësishme e ekonomisë.

Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, ka vlerësuar punën e bizneseve tregtare në prezantimin e produkteve të shumta të prodhuesve vendor duke iu mundësuar konsumatorëve të shumtë të blejnë edhe produktet e prodhuara në Kosovë.