Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave për ndarjen e 10 milionë eurove të tjera për zbatim të masave të efiçiencës së energjisë.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se këto mjete do të mundësojnë rinovimin dhe masat e tjera për ndërtesat e banimit social në gjithë territorin e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mjetet e ndara në shumë prej 10 mln euro merren nga kontigjenca për energji dhe transferohen te fondi për efiçiencë të energjisë”, ka thënë Murati.
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin që të bëhet pjesë e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.
Gjatë mbledhjes së Qeverisë janë miratuar edhe pikat e tjera të rendit të ditës.
{gallery}