Sot, në mbledhjen e Qeverisë me kërkesë të ministrit të Arsimit Shyqiri Bytyqi, janë ndarë mjete financiare për të mbështetur Gjimnazin “LOYOLA” me 308 mijë euro dhe Shkollën Profesionale “LOYOLA” me 350 mijë euro, transmeton kp.
Ministri i Financave, Bedri Hamza ka propozuar ndarjen e mjeteve financiare për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, me qëllim të mbështetjes së funksionimit të rregullt të disa prej ndërmarrjeve publike që aktualisht gjenden në pozitë të pafavorshme financiare.
Janë miratuar në parim dy nisma për lidhjen e marrëveshjeve për plotësimin dhe ndryshimin e marrëveshjeve financiare IPA 2012 dhe IPA 2013. Ministria e Integrimit Evropian do të ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm në përputhje me legjislacionin në fuqi, me qëllim të finalizimit të marrëveshjeve.
Kabineti qeveritar ka miratuar edhe Projektligjin për mbrojtje nga zhurma dhe vendimin me të cilin ka emëruar Lum Mitën, udhëheqës i Divizionit për bashkëpunim ndërkombëtar financiar në Ministrinë e Financave, në pozitën e përfaqësuesit të Republikës së Kosovës në Këshillin Administrativ të Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës.
Ndërsa edhe nisma për aderimin e Republikës së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Trajnimit Policor të Frankofonisë, ka marr miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme.
-
Qeveria ndan 25.8 milionë euro për sistemet e mbrojtjes dhe sigurisë
-
Qeveria ndan 70 mijë euro për blerjen e librave për nxënësit e Luginës
-
Haradinaj thotë se Qeveria do vazhdojë bashkëpunimin me gjimnazin “Loyola”
-
MASHT-i heq dorë nga kompensimi financiar për “Loyola-n”
-
Bytyqi shfuqizon memorandumin me gjimnazin “Loyola” në Prizren