Qeveria e Kosovës ka miratuar projekt-rregulloren që i mundëson qytetarëve regjistrimin e veturave pa e paguar tatimin në pronë.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në mbledhjen e sotme të ekzekutivit tha se shfuqizimi i udhëzimit administrativ do të mundësojë regjistrimin më të lehtë dhe më shumtë të veturave.
Qeveria ndryshoi edhe agjendën legjislative për vitin 2021, miratoi projektligjin për tokën ndërtimore dhe produktet biocide.
Po ashtu, u miratua koncept-dokumenti për vlerësimin strategjik-mjedisor.
Ndërkohë, miratuan vendimin për t'i propozuar Kuvendit, kandidatët për bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Artikuj të ngjashëm
-
Murati: Nuk do të ketë më nevojë për vërtetim të tatimit në pronë që të regjistrohet vetura
-
Miratohet zbritja e 100 eurove në tatimin në pronë
-
Qeveria miraton Projektligjin që u mundëson komunave bartjen e të hyrave vetjake
-
Qeveria miraton projektligjin për tatimet, përfshin faljet tatimore për 2023
-
Nis zbatimi i projektit që synon identifikimin e automjeteve pa regjistrim