Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se më nuk do të ketë nevojë për vërtetim të tatimit në pronë që të regjistrohet vetura.
Murati ka bërë të ditur se ka nisur në Qeveri projekt-rregulloren mbi Pezullimin e Shërbimeve Komunale për Mbledhjen e Detyrimeve të Papaguara të Tatimit në Pronë.
“Nuk do të ketë më nevojë për vërtetim të tatimit në pronë që të regjistrohet vetura. Sot kam nisur për në Qeveri Projekt-Rregulloren mbi Pezullimin e Shërbimeve Komunale për Mbledhjen e Detyrimeve të Papaguara të Tatimit në Pronë. Me anë të kësaj rregulloreje përcaktohen shërbimet që mund të pezullohen nga komuna, në rast se pala ka detyrime të papaguara të tatimit në pronë. Aktualisht, për të regjistruar një veturë, pronari i veturës kërkohet që të nxjerrë edhe vërtetimin që nuk ka borxhe të tatimit në pronë. Kurse me projekt-rregulloren e re, pas miratimit të saj në qeveri, qytetarët s’do të kenë më nevojë të nxjerrin vërtetimin në fjalë kur regjistrojnë veturën”, ka njoftuar Murati.
Ministri Murati ka thënë se kjo masë e lehtëson procesin e regjistrimit të veturave dhe ulë numrin e veturave të paregjistruara, që është një nga kriteret për anëtarësim në Kartonin e Gjelbër.
-
Qeveria miraton projekt-rregulloren që regjistrimi i veturave të bëhet pa pasur nevojë të paguhet tatimi në pronë
-
Në fushatë, ministri Murati thotë se zbatimi i Ligjit për Tatim në Pronë shtyhet për 2026
-
Murati: Arkat fiskale po bëhen dixhitale
-
Murati reagon pasi Kushtetuesja pezulloi nenin që parasheh faljen e 100 eurove të tatimit në pronë
-
Murati ua gjuan topin komunave për faljen e 100 eurove nga tatimi