Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria miraton dy vendime e një nismë

Dy vendime dhe një nismë kanë marrë miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen elektronike, të 88-n të Qeverisë Kurti, të mbajtur të premten.

Sipas njoftimit nga Qeveria, është miratuar vendimi për të kërkuar nga presidentja dhënien e autorizimit zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim për zhvillim mes Kosovës dhe Luksemburgut.

Po ashtu, u miratua edhe vendimi për të kërkuar nga presidentja dhënien e autorizimit për Bislimin për nënshkrimin e amendamentit 2 të Marrëveshjes Financiare mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2015.

Në mbledhje u miratua në parim edhe nisma për plotësim dhe ndryshim të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2014.

Instrumentin për Ndihmën e Para-anëtarësimit (IPA) është instrument financiar i shfrytëzuar nga BE-ja, që ka synim të ndihmojë vendet që janë në procesin e anëtarësimit në BE. Objektivat kryesore të IPA-s përfshijnë forcimin e institucioneve demokratike, reformimin e administratës dhe ekonomisë, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, përmirësimin e respektimit të të drejtave të minoriteteve dhe zhvillimin e shoqërisë civile.