Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria me pako mbështetëse prej 3 mln euro për komunitetin joshumicë

Qeveria e Kosovës pritet të ndajë 3 milionë euro si pako mbështetëse për komunitetin joshumicë.

Në pako përfshihen vende të reja pune për bizneset ekzistuese dhe të reja, ndihmë për bujqit dhe prodhuesit e vegjël në zonat rurale, si dhe ndihmë për shoqërinë civile që kontribuon në integrimin dhe afrimin e komuniteteve joshumicë.

Miratimi i kësaj pako pritet të bëhet në mbledhjen e radhës së Qeverisë është thënë në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilja Rexhepi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe këshilltarja e Kryeministrit për Çështje të Komuniteteve, Elizabeth Gowing, zhvilluan sot gjatë paradites një takim në të cilin diskutuan dhe u dakorduan për pakon e re mbështetëse për komunitetet jo-shumicë në vend. Kjo pako, që për fillim do të jetë në vlerë prej 3 milionë euro, përmban masa mbështetëse për: vende të reja të punës për bizneset ekzistuese dhe të reja; bujqit dhe prodhuesit e vegjël në zonat rurale; shoqërinë civile që kontribuon në integrimin dhe afirmimin e komuniteteve joshumicë. Miratimi i saj pritet të bëhet në mbledhjen e radhës së Qeverisë. Pakoja synon që përmes punësimit dhe prodhimit të kontribuojë drejtpërdrejt në zhvillimin, mirëqenien dhe integrimin sa më të plotë të komuniteteve jo-shumicë në Republikën e Kosovë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.