Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria mbështet me 40 mijë euro komunitetin kroat në Kosovë

Qeveria e Kosovës, siç bën të ditur përmes njoftimit nga mbledhja e saj e sotshme, ka ndarë 40 mijë euro, si mbështetje për komunitetin kroat në Kosovë.

Me propozimin e kryeministrit Ramush Haradinaj, Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 40 mijë euro për mbështetjen e projekteve në dobi të komunitetit kroat në Kosovë, thuhet në njoftim.

Komuniteti kroat në Kosovë jeton në hapësirat rreth Lipjanit dhe në disa fshatra të Karadakut.