Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria kërkon mobilizim për siguri në komunikacion

Qeveria e Kosovës ka kërkuar mobilizim për sigurinë në komunikacion. Kryeministri Ramush Haradinaj e ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj kanë deklaruar se është shqetësuese numri i madh i aksidenteve me fatalitet.

Lekaj në mbledhjen e Qeverisë ka treguar se të mërkurën gjatë ditës është mbledhur Këshilli Kombëtar për Siguri në Komunikacion, ku janë dakorduar qe të merren masat e duhura në ketë drejtim. Lekaj ka thënë gjithashtu se viti 2018 do të jete vit i përmbushjes së standardeve të infrastrukturës rrugore dhe sigurisë në komunikacion.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë në këtë mbledhje para kabinetit qeveritar ka raportuar drejtori i KEK-ut Arben Gjuka rreth procesit të zhvendosjes së banorëve të Shipitullës dhe mihjes së thëngjillit.

Gjuka ka thënë se nga e marta deri sot në mëngjes janë larguar rreth 25 mijë metra kub thëngjill, ndërsa procesi i zhvendosjes së banorëve do të përfundojë më 31 dhjetor.

Ai gjatë raportimit është sfiduar me pyetjet për shpenzimet për importin e energjisë nga kryeministri Haradian, përgjigjet e të cilave nuk i diti.

Në vend te tij është përgjigjur ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka. Sipas tij, rreth 600 mijë deri 1 milion euro në ditë kanë qene shpenzimet e importit varet prej çmimit të energjisë.