Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çfarë përgjigjesh rreth rrymës mori Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë

Drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj, ka raportuar para kabinetit qeveritar rreth procesit të zhvendosjes së banorëve të Shipitullës dhe situatës energjetike, raporton KTV.

Gjuka ka thënë se nga e marta deri në mëngjesin e së mërkurës janë nxjerrë rreth 25 mijë metra kub thëngjill.

Gjukaj, gjatë raportimit, është sfiduar me pyetjet për shpenzimet për importin e energjisë nga kryeministri Haradinaj, përgjigjet e të cilave nuk i ka ditur.

Pyetjeve të kryeministrit u është përgjigjur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Në këtë mbledhje është kërkuar edhe mobilizim për sigurinë në komunikacion.

Edhe Gjukaj raporton në Qeveri për gjendjen në KEK, Haradinaj thotë se rryma nuk duhet shtrenjtuar Arbëri Gjukaj raporton në Qeveri për gjendjen në KEK, Haradinaj thotë se rryma nuk duhet shtrenjtuar

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se është shqetësues numri i madh i aksidenteve me fatalitet, derisa njoftoi se gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Siguri në Komunikacion, janë dakorduar që të merren masat e duhura në këtë drejtim.

Ndërkohë, kryeministri Haradinaj ka shfrytëzuar mbledhjen e qeverisë që të kërkojë nga qytetarët të mos gjuajnë me armë zjarri në prag të festës së Vitit të Ri.