Në programin qeveritar, të miratuar sot, Qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti, ka paraparë masat për rimëkëmbje ekonomike, si përgjigje kundrejt pasojave që ka lënë pandemia COVID-18.
Mbështetur në Program, një kopje të të cilit e ka siguruar KOHA, masat do të sigurojnë rimëkëmbje ekonomike në pjesën e dytë të këtij viti dhe më 2021. Janë paraparë 1.2 miliard euro të vihen në dispozicion. Prej tyre, 180 milionë euro kursime nga buxheti i vitit 2020; 51.6 milionë nga FMN; 100 milionë nga Komisioni Evropian; 120 milionë nga Banka Botërore; 60 milionë nga mjetet e privatizimit; 100 milionë nga emetimi i letrave me vlerë; 20 milionë nga emetimi i letrave me vlerë nga diaspora; 300 milionë euro kredi ndërkombëtare për financim të projekteve kapitale të ndërmarrjeve publike, komunave dhe të nivelit qendror; 100 milionë euro garancione kreditore për projekte investive prodhuese; 170 milionë euro kthime të kursimeve pensionale për kontribut-paguesit nga Trusti Pensional.
“Këto masa do të mobilizojnë të gjitha burimet e financimit për bizneset. Do të punohet me bankat që financimi afatgjatë i shtetit për biznese të rrjedhë kryesisht përmes bankave. Kështu që, kjo pandemi duhet parë edhe si një mundësi për ndryshime të mëdha cilësore në strukturën ekonomike të Kosovës, me potencial për rritje afatgjate cilësore”, thuhet në Program. “Përmes kanalizimi të fondeve në ekonomi aty ku ka nevojë dhe ku efekti është maksimal, do të krijojnë një momentum të ri për zhvillim të hovshëm ekonomik, duke e vendosur ekonominë e Kosovës në një trajektore më të lartë të rritjes dhe zhvillimit afatgjatë, me punësim më të lartë dhe më cilësor”.
-
Shpaloset programi për rimëkëmbje, Hoti thotë se do të rriten disa pensione
-
Osmani dekreton Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike
-
156 biznese përfitojnë 2 milionë euro nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike
-
Hoti kërkon pajtim për miratimin e një pakoje prej 182 milionë eurosh për rimëkëmbje
-
Hoti njofton se nga java e ardhshme nis shpërndarja e fondit për rimëkëmbjen ekonomike