Qeveria e Kosovës ka shkarkuar dy nga katër anëtarët e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Sipas vendimit të siguruar nga KOHA, nga ky bord janë shkarkuar kryesuesi Hysen Fazliu, e drejtori Egzon Berisha.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFazliu është zëvendësuar nga Musa Misini, kurse Berisha nga Fadil Hoxha.
Musa Misini, ka qenë kandidat i LDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e vitit 2014. Ai ishte edhe kryetar i Komunës së Vitisë gjatë periudhës 2002-2007.
Anëtarë të Bordit të Përkohshëm të KEK vazhdojnë të jenë dy anëtarët e emëruar më parë: Petrit Ibraj dhe Fatime Grajqevci.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e ekzekutivit e cila është thirrur për në orën 13:00, derisa mundësia e votimit për shkarkimin e bordit të mëparshëm e emërimin e atij të riut përfundon në orën 17:00.
Sipas emailit të siguruar nga KOHA për mbledhjen elektronike, anëtarët e kabinetit qeveritar kanë dy mundësi lidhur me këtë vendim.
“Të gjithë anëtarët e Qeverisë duhet të japin pëlqim ose koment në mënyrë elektronike përmes emailit”, thuhet në email-in të cilin e ka parë KOHA.
{gallery}