Qeveria ka zgjedhur t’u përgjigjet me heshtje kritikave të Ambasadës Amerikane për emërimet e të dënuarve për krime lufte, keqpërdoruesve dhe individëve të pakualifikuar, në pozita të larta publike.
Zyra e kryeministrit Haradinaj nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetës, megjithëse një eksponent i Qeverisë i ka “mirëkuptuar” kritikat e ndërkombëtarëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoha Ditore ka raportuar për dy rastet e fundit, të cilat kishin nxitur reagimin e amerikanëve dhe të britanikëve.
Është emërimi i Naser Shalës në pozitën e drejtorit të Sekretariatit të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës, si dhe emërimi i Sylejman Selimit - ambasador në Tiranë. Një burim i ka thënë gazetës se heshtja e Qeverisë ka ardhur për shkak së Ambasada nuk ka folur me emra specifikë.
Për dy të apostrofuarit Qeveria nuk ka reaguar pasi, siç ka thënë burimi, Shalën e ka zgjedhur Kuvendi i Kosovës, ndërkaq ambasadori Selimi është propozuar nga MPJ-ja dhe dekretuar nga Presidenca. Këto dy institucione nuk kanë ofruar sqarime për rastin. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)