Qeveria e Kosovës aprovoi të mërkurën Propozim-vendimin për emërimin e Bordit Drejtues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Anëtarë të Bordit janë emëruar Shqipe Dema, Isuf Sakiqi, Parim Bajrami, Tahire Maloku, Selvete Krasniqi, Selatin Kaqaniku dhe Valdet Gjinovci, transmeton KP. Mandati i të emëruarve zgjat tri vjet.