Edhe pse ishin zotuar se s’do të ketë ndryshim qëndrimi për Kosovën, Qeveria e re e Malit të Zi në vendimin e parë të publikuar, ka vënë në dyshim zotimet. Vetëm një javë pasi mori detyrën, kjo qeveri e ka vënë Kosovën në fusnotë.
Në publikimin e fundit për masat anti-COVID në vend është folur edhe për tranzitin e banorëve të shteteve fqinj nëpër Malin e Zi. Në këtë listë, Kosova shihet me fusnotë. Masa mban titullin për kalimin tranzit të banorëve të “BeH-së, Serbisë, Kosovës* dhe Shqipërisë përmes Malit të Zi”. Dokumenti është lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë. Në pikën për kalim tranzit për vendet fqinje theksohet se “lista e verdhë”, aty ku hyn Kosova, mund të kalojnë tranzit nëpër Mal të Zi, pa detyrimin për të pasur testin PCR.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMasat e reja hyjnë në fuqi sonte në mesnatë.

Qeveria e re e Malit të Zi u formua në fillim të dhjetorit. Kryeministër u zgjodh Zdravko Krivokapiq, ndërsa zëvendëskryeministër ishte shqiptari Dritan Abazoviq. Para se të formohej Qeveria, liderët e koalicionit ishin zotuar, ndër tjerash se s’do të ketë tërheqje të njohjes së Kosovës.