Janë bërë disa vite që institucionet kanë nisur planin për të bashkuar dy agjencitë, që janë bartësit kryesorë të mbushjes së buxhetit.
Qeverisja e kaluar i kishte vënë synim vetes që procesin e bashkimit ta përfundonte dhe për këtë kishte ndarë edhe mbi 2 milionë euro për të ndërtuar projektin e përbashkët, raporton KTV.
Mirëpo, as ligji për bashkim e as objekti nuk u finalizuan asnjëherë.
Të parën e kundërshtuan edhe organizatat ndërkombëtare, ndërsa për të dytën asnjëherë nuk u dha sqarim pse nuk ndodhi.
Në programin legjislativ, ekzekutivi i ri ka paraparë që Projektligjin për Agjencinë e Tatimeve dhe Doganave ta nisë për në Kuvend më 25 nëntor të këtij viti.
Ndërsa, zyrtarë të Ministrisë së Financave i kanë thënë KTV-së se janë duke punuar që bashkimi të bëhet sipas modelit të qëndrueshëm për agjencinë.
Të njëjtit kanë bërë të ditur se nga të dhënat e deritashme doganat kanë pasur një performancë të mirë, kurse situata më e keqe është tek ATK-ja.
Edhe
FMN-ja kritikon institucionet e Kosovës, thotë se bashkimi i ATK-së me Doganën është larg
Madje, të njëjtit ua kanë bërë të qartë drejtuesve të kësaj agjencie që të mos përpiqen t’i mbulojnë dështimet.
Nga ana tjetër, shoqatat e biznesit kërkojnë të mos merren veprime të ngutshme për shkak të apetiteve politike dhe të shohin nivelin e profesionalizmit të dy agjencive para se të ndodhë procesi, pasi që do të mund t’u shkaktonin probleme bizneseve.
Ndërkaq, Zyra e FMN-së në Kosovë, i ka thënë KTV-së se nuk e kanë ndërmend të ndërhyjnë në bashkimin apo jo të agjencive, por kanë deklaruar se roli i këtij institucioni në këtë proces do të jetë ofrimi i këshillave nëse kërkohen nga autoritetet për mënyrën më të mirë për të arritur një bashkim bazuar në përvojat ndërkombëtare.
-
Drejtuesve të Doganës dhe të ATK-së nga fillimi nuk u kishte pëlqyer ideja e bashkimit
-
Bashkimi i Doganës me ATK-në drejt dështimit
-
Qeveria Haradinaj s’e vazhdon projektin e asaj të Mustafës për bashkimin e Doganës me ATK-në
-
Ministria e Financave as pas 3 vjetësh nuk arriti ta ndërtojë objektin ATK-Doganë